Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë, Berlini do të financojë me 50 milion euro tre linjat e urbanit për problematike në

5 Maj 2021, 17:46 Nga DOSJA
Nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë, Berlini do të

TIRANË- Shqipëria ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me Gjermaninë për përmirësimin e tre linjave kryesore të urbaneve në Tiranë. Në një postim në Facebook, ambasada gjermane shkruan se projekti prej 50 milionë eurove i finanucar nga Gjermania do të përmirësojë të gjitha problemet e hasura në linjat e urbanëve: Kinostudio-Kombinat, Unaza, dhe Tirana e Re. Projekti për linjat e urbaneve quhet “Transporti i Gjelbër i Tiranës“, dhe ka në plan që të krijojë një linjë urbani të besueshëm dhe të përballueshëm për qytetarët.

Postimi i plotë:

Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove. Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusësh në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë që të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit”, shkruan ambasada gjermane.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet linja e urbanit kombinat-kinostudio linjat urbane tirana e re unaza linja e urbanit kombinat-kinostudio linjat urbane tirana e re unaza

Sondazh

Poll