Aktualitet

Humbi jetën nga Covid, ish-kryeministri Berisha: Radoja është një prej artistëve më të dashur të skenës së teatrit dhe

5 Maj 2021, 17:59 Nga DOSJA
Humbi jetën nga Covid, ish-kryeministri Berisha: Radoja është

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së aktorit Gulijem Radoja, i cili humbi jetën ditën e sotme nga Covid-19. Në një shkrim në Facebook, Berisha shkruan se Radoja me krijimtarinë e tij do të jetojë gjithmonë me anë të roleve të personazheve të tij. Berisha në postimin e tij gjithashtu shkruan se lutet që shpirti i tij të gjejë paqe.

Postimi i plotë: 

Guljelm Radoja mbylli syte pergjithmone! Miq, Guljelm Radoja, njeri prej artisteve me te dashur te skenes se teatrit dhe filmit per publikun shqiptar mbylli syte pergjithmone. Me krijimtarine tij te pasur dhe cilesore Guljelmi do jetoje gjithmone ne rolet e dhjetra e dhjetra personazheve qe ai me pasion dhe mjeshetri i interpretoi ne filma dhe skena teatrosh. Me kete rast, se bashku me mirenjohjen e thelle per kontributin e shquar e te pavdekshem te Guljelm Radojes, i shpreh familjes dhe te afermve e miqve te tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e amshuar. Amin

Aktori i njohur Guljelm Radoja ka ndërruar jetë sot në spitalin “Shefqet Ndoqi”, dy ditë pasi ishte futur në intubim. Lajmin për vdekjen e 75-vjeçarit e bëriu të ditur djali i tij, Redi Radoja. Aktori spikati me filmin “Kush vdes në këmbë”, ku luajti rolin e Petro Nini Luarasit, një nga më shumë se 30 role që la si trashëgimni për Shqipërinë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet guljem radoja sali berisha vdes guljem radoja guljem radoja sali berisha vdes guljem radoja

Sondazh

Poll