Aktualitet

Kisha e nëndheshme/ Elbasan, katakomb nën një banesë në lagjen Kala

5 Maj 2021, 15:19 Nga DOSJA
Kisha e nëndheshme/ Elbasan, katakomb nën një banesë në

ELBASAN- Një tjetër pasuri e rrallë i shtohet Kalasë së Elbasanit. Nga dhomat e një shtëpie tradicionale në kala zbret në një kishë Katakomb. Objekti është i vogël por me vlera të mëdha dhe mendohet se i përket periudhës bizantine. I frymëzuar dhe i rritur në këtë objekt djali i shtëpisë studioi teologji dhe tashmë promovon këtë vlerë, të Elbasanit.

Kisha me emrin e Shën Kozmait në shekuj ka funksionuar për besimtarët në kohë luftërash e pushtimesh. Ndërsa edhe sot duket se tashmë po tërheq vizitorë e besimtarë të shumtë.

Kisha ortodokse e Shën Kozmait i shtohet pasurive të kalasë e cila numëron dy kisha të tjera dhe një xhami. Kalaja e Elbasanit njihet si një nga vendet simbol të bashkëjetesës fetare.

TOP CHANNEL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet katakomb kisha e nendheshme ne elbasan shen kozmai katakomb kisha e nendheshme ne elbasan shen kozmai

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2021, 11:17

BRITANI– Trafikanti shqiptar i drogës Agim Toska,  i cili fshehu kokainën nën parket, është urdhëruar që të paguajë mbi gjysmë milioni paund të fituara nga akti...