Bota

HISTORIA/ Bill Gates takohej me ish-të dashurën ndërkohë që ishte i martuar, bashkëshortja ishte në dijeni

5 Maj 2021, 09:06 Nga DOSJA
HISTORIA/ Bill Gates takohej me ish-të dashurën ndërkohë

SHBA– Pas 27 vitesh martesë ndarja e themeluesit të Microsoft-it, Bill Gates dhe bashkëshortes Melindës nuk është diçka që mundej të kalohej në heshtje. Fakte interesante mbi jetën personale të çiftit u zbuluan pikërisht kur u zbulua se ata do të ndaheshin.

Historia e shkuar me sipërmarrësen e fuqishme Ann Winblad erdhi në fokus pikërisht tani pasi Gates dhe Winblad arritën të mbeteshin miq të ngushtë ndërsa i lidhte interesi i përbashkët për shkencën.

Në artikull, Walter Isaacson raporton se kur Gates u martua me gruan e tij në 1994, ata patën një marrëveshje që do të thoshte se ai mund të vazhdonte të takohej me Ëinblad të paktën nje fundjavë në vit.

Duke iu referuar Winblad si një nga shoqet e pushimeve të Gates , Isaacson shkroi: “Ata u takuan në vitin 1984 në një konferencë kompjuterike Ben Rosen-Esther Dyson dhe filluan të bënin takime virtuale, duke parë të njëjtin film në të njëjtën kohë në qytete të ndryshme, dhe duke i diskutuar në telefon.”

“Për disa vjet ajo madje e bindi atë të ndalonte së ngrëni mish, një eksperiment që ai e ka braktisur me vendosmëri.”

Gates i tha Time se ai madje u konsultua me Winblad kur po mendonte t’i propozonte bashkëshortes së tij.

Po tani që Bill është një burrë i divorcuar a do të kemi takime më të shpeshta dhe diskutime më të gjata telefonike?

Historia ka treguar se në momente të caktuara të jetës ish-at kanë qënë ngushëllimi më i mirë që mund ti gjesh vetes.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ann winbland bill gates divorcohet nga bashkeshortja ann winbland bill gates divorcohet nga bashkeshortja

Sondazh

Poll