Politike

5 Maj 2021, 05:38 Nga DOSJA

TIRANË-Pa parlament të plotë nuk ka BE”, ky ishte mesazhi i prerë që Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi iu dërgoi palëve politike në Shqipëri. Në vizitën e sotme, pjesë e turit të komisionerit në Ballkanin Perëndimor, Varhelyi zhvilloi një konferencë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, menjëherë sapo zbriti në Rinas. “Duam të shohim parregullsitë apo blerjen e mundshme të votave, por pas këtij procesi na duhen rezultate përfundimtare”,-tha Varhelyi teksa komentoi procesin zgjedhor në Shqipëri.

Komisioneri përgëzoi punën e ambasadorit Luigi Soreca dhe foli edhe për ankimimin e rezultatit të zgjedhjeve. “Presim rezultatet”-tha ai. 


Në vijim, fjalën e mori kryeministri shqiptar Edi Rama i cili për herë të parë para një ndërkombëtari, i shtriu opozitës dorën për bashkëpunim. Rama tha se “PS do ta braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin. Do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për opozitën, për PD.”-tha Rama.

Të dy u pyetën në lidhje me publikimin e dokumenteve “non-paper”, dhe komisioneri tha se dokumente të tilla nuk janë të vërteta. Varhelyi foli qartë kur tha se synime për ndryshimin e kufijve në Ballkan kanë vetëm një përfundim “luftë”. “Ripëcaktimi i kufijve e dimë të gjithë ku na çon.”-tha ai.

Por në axhendën e Varhelyit, ka edhe takime politike. Komisioneri ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën ku është njohur me qëndrimin zyrtar të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit 2021. PD njoftoi në mesditë se Basha dhe Varhelyi diskutuan për zgjedhjet dhe se kryedemokrati i ka renditur të dhënat për manipulimin zgjedhor komisionerit të BE.

Por pse mbërriti sot komisioneri në Tiranë?

Shqipëria ishte pika e radhës e ndalesës së Komisionerit, i cili është drejtues i procesit të shpërndarjes së vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria do të përfitojë nga BE 145 mijë doza Pfizer deri në muajin gusht, ndërkohë që edhe vende të tjera do të kenë dozat e tyre.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha oliver varhelyi ne tirane edi rama lulzim basha oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 20:47

TIRANË– Klevis Balliu ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është habitur që pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta, shqiptarët ende nuk kanë marrë sfurqet për m...

Politike 4 Maj 2021, 20:28

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se ka pasur ‘luftë brenda llojit’ në Opozitë. I ftuar në “Log”, ...