Politike

“Zero mundësi të zbulohet vota”/ Lapaj sifdon Celibashin: Zgjidh 1 bllok çfarëdo nga ata të votimit, dhe unë do e gjej

4 Maj 2021, 21:09 Nga DOSJA
“Zero mundësi të zbulohet vota”/ Lapaj sifdon Celibashin:

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka sfiduar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi në gjetjen e votuesit përmes skemës që ai vetë ka publikuar ditë më parë, duke llogaritur radhën e qytetarit me fletën që ai zgjedh, përfshirë këtu edhe QR-Kod-in që mban letra.

Në një status në Facebook, teksa ka publikuar lajmin e Dosja.al ku pasqyrohet qëndrimi i kryekomisionerit, i cili tha se kjo skemë e Lapajt ka zero shanse që të funksionojë, avokati e fton Celibashin të zgjedhë një bllok çfarëdo.

Në këtë mënyrë, Lapaj do t’i vërtetojë Celibashit se skema për të cilën ai foli funksionon vërtetë, pasi do të gjejë personin që ka votuar pas bllokut që do të zgjedhë vetë kryekomisioneri.  

Postimi i plotë:

NJË REPLIKË ME Z. CELIBASHI
Që në krye të herës e falenderoj Z. Celibashi për përgjigjen! E vlerësoj! Kam konsiderata për personin e tij dhe profesionistin që përfaqëson, por më duhet të them se përgjigjia e tij nuk është ezuaruese. Unë kam ngritur një pyetje: A mund të lexohet vota e x shtetasi nëse personeli i qendrës së votimit (1 prej tyre) ka dashur ta lexojë? Teknikisht a ekziston mundësia?

Z. Celibashi thotë 0 mundësi ka të lexohej vota pasi humbet radha e blloqeve. Ky argument qëndron në nivel makro, pra nëse dikush se ka pasur si qëllim identifikimin si proces në tërësi në mbarë vendin. Pyetja ime ka qenë tjetër, po kur identifikimi ka qenë qëllim…pra teknikisht a mund të ndodhte identifikimi? Ka ndodhur apo jo për mua nuk ka rëndësi. Askush se provon dot. Ama ajo që mund të provojmë është fakti se teknikisht a mund të ndodhte identifikimi.

Kur Z. Celibashi thotë 0 mundësi, unë nuk kam rrugë tjetër veçse ta ftoj që ai vetë të zgjedhë 1 bllok çfarëdo nga ata të votimit dhe live në KQZ të simulojmë votimin dhe unë do të gjej kë ka votuar Z. Celibashi.

Celibashi më parë, duke iu përgjigjur pyetjes të bërë po nga Lapaj mbi mundësinë e identifikimit të votesve në këto zgjedhje me anë të Bar-Kodit në fletën e votimit, u shpreh se kjo gjë është e pamundur dhe se ka zero shanse që të zbulohet për shkak se nuk plotëson kushtet e nevojshme, të cilat janë radha e votuesit dhe fleta që ai votues ka marrë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike adriatik lapaj fshehtesia e votes ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 adriatik lapaj fshehtesia e votes ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 20:47

TIRANË– Klevis Balliu ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është habitur që pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta, shqiptarët ende nuk kanë marrë sfurqet për m...

Politike 4 Maj 2021, 20:28

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se ka pasur ‘luftë brenda llojit’ në Opozitë. I ftuar në “Log”, ...