Art&Argëtim

Arbenita Ismajli feston ditëlindjen e parë si mami, s’do ta besonit sa vjeçe mbush sot modelja

4 Maj 2021, 12:38 Nga DOSJA
Arbenita Ismajli feston ditëlindjen e parë si mami, s’do ta

TIRANË– Dita e sotme për familjen më të re në showbiz të formuar nga Arbenita dhe Fero është shumë e rëndësishme, sepse Arbenita feston ditëlindjen e parë si mami.

Arbenita bën sot 23 vjeçe dhe ky është viti i parë që modelja feston ditëlindjen si nënë dhe dhurata më  e çmuar për të këtë vit është vetë e bija, Nina. Arbenita ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke puthur këmbët e vogla të vajzës.

“Dhurata më e mirë për ditëlindje”, ka shkruar Arbenita përkrah videos së ëmbël.

Arbenita dhe Fero pas lindjes nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të vogëlushes, ndryshe nga personazhe të tjerë VIP që nuk janë treguar aspak të rezervuar. Me ardhjen në jetë të vajzës, ata ndanë në rrjete sociale foton e parë familjare dhe fytyrën e voglës e mbuluan për të mos e e zbuluar për ndjekësit.

Kujtojmë se pas ardhjes në jetë të vajzës, Arbenita humbi edhe njeriun më të shtrenjtë të saj, babain. Fatkeqësisht babai i modeles nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19 dhe u nda nga jeta në të njëjtën ditë që erdhi në jetë mbesa e tij.

(o.l/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz arbenita ismajli feston ditelindjen fero fera arbenita ismajli feston ditelindjen fero fera

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Maj 2021, 10:17

Fëmijë i prindërve të divorcuar

A mund të mos shkruaj kur klientja më beson një situatë kaq të rënduar me të cilën ka jetuar 18 vjet?Dialogu mes nënës dhe asaj”Dua të takoj babin. Dua të njoh ...