Art&Argëtim

Soni Malaj flet hapur për Flor Mumajesin: La dhimbjen e vet mënjanë për të m’u gjendur mua pranë

4 Maj 2021, 10:27 Nga DOSJA
Soni Malaj flet hapur për Flor Mumajesin: La dhimbjen e vet

TIRANË– “Versioni im” është kënga që solli në vëmendjen e publikut historinë e shkuar të këngëtares Soni Malaj me Flor Mumajesin. Kjo sepse kënga është kompozuar nga Flori dhe do të interpretohet nga këngëtarja në ‘Këngën Magjike’ të këtij viti. Gjatë intervistës me moderatorin Ermal Peçi theksoi se askush nuk e dinte që do merrte pjesë në Kënga Magjike. Bashkëpunimi me Flori Mumajesin është përfolur shumë, pasi ata rikthehen pas 10 vitesh.

Soni tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesioanle të Florit në këtë moment të vështirë të jetës së tij, pasi ka humbur njërin nga prindërit. Ndër të tjera theksoi se gjatë kësaj kohe kanë qenë miq pavarësisht se nuk e kanë bërë publike.

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz flor mumajesi kënga magjike soni malaj flor mumajesi kënga magjike soni malaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Maj 2021, 10:17

Fëmijë i prindërve të divorcuar

A mund të mos shkruaj kur klientja më beson një situatë kaq të rënduar me të cilën ka jetuar 18 vjet?Dialogu mes nënës dhe asaj”Dua të takoj babin. Dua të njoh ...