Art&Argëtim

Dy ish-at, Ben Affleck dhe J.Lo rishfaqen së bashku në publik

4 Maj 2021, 11:12 Nga DOSJA

SHBA– Në koncertin ‘Global Citizen Vax Live’ morën pjesë shumë yje të botës së televizionit ndër ta edhe dyshja me e komentuar e momentit bëhet fjalë për Ben Affleck dhe Jeniffer Lopez.

51-vjeçarja, Lopez e ndezi skenën me performancat e saj dinamike. Ajo këndoi në skenë me nënë e saj Guadalupe Rodríguez këngën “Sweet Caroline”. JLo ndërroi disa herë veshje gjatë performancave të saj dhe shkëlqeu me një body ngjyrë neoni.

Ndërsa Ben performoi së bashku me Jimmy Kimmel , i cili ishte veshur si Robin, për një skeç humorisitik.

Vetëm disa ditë më parë, Ben dhe Jen u panë duke kaluar kohë së bashku në Los Anxhelos, shumë vite pasi janë ndarë. Sipas Page Six , fituesi i Oskarit është parë shumë herë duke shkuar në shtëpinë e J. Lo në Kaliforni .

Babai i tre fëmijëve, i cili ndan fëmijët Violet , Seraphina dhe Samuel me ish-gruan Jennifer Garner – është marrë në një SUV të bardhë Escalade që pretendohet se i përket këngëtares së hitit “On the Floor”.

Ata “po rrijnë përsëri “, tha një person i brendshëm ekskluzivisht  në Touch  pas lajmit të ndarjes së saj   nga ish-i fejuari  Alex Rodriguez .

“Shumë kohë ka kaluar, ata të dy janë rritur”, shpjegoi burimi. “Jennifer ende kujdeset për Benin, ajo kurrë nuk u ndal kurrë. Me sa duket, ata u rilidhën sikur të mos kishte kaluar kohë. ”

Ylli i filmave ‘Good Will Hunting’ dhe ‘Hustlers’ , 51 vjeç, u takuan në setin e Gigli në 2001. Ata ishin fejuar nga 2002 në 2004 dhe bënë tituj si “Bennifer” gjatë viteve të tyre së bashku. Pas ndarjes së tyre, ata mbajtën marrëdhënie të mira.

(o.l./dosja.al)

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz ben affleck jennifer lopez rikthimi te ishi ben affleck jennifer lopez rikthimi te ishi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Maj 2021, 10:17

Fëmijë i prindërve të divorcuar

A mund të mos shkruaj kur klientja më beson një situatë kaq të rënduar me të cilën ka jetuar 18 vjet?Dialogu mes nënës dhe asaj”Dua të takoj babin. Dua të njoh ...