Bota

Çfarë ndodhi? Të shtëna me armë zjarri jashtë godinës së CIA-s në SHBA, ndërhyjnë agjentët e FBI, plagosin agresorin

4 Maj 2021, 06:38 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi? Të shtëna me armë zjarri jashtë

SHBA– Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në Virginia. Një person i armatosur ishte pikasur jashtë godinës së “Central Intelligence Agency” duke kërkuar dhe të hynte me forcë brenda po u ndalua nga rojet e armatosura. 

Negociatat e CIA-s me personin e armatosur zgjatën për orë të tëra, derisa u qëllua nga agjentët e FBI-së, të cilët edhe po hetojnë gjithçka lidhur me rastin. I plagosuri, ende i paidentifikuar, është dërguar në spital. 

Protokollet e sigurisë së CIA-s janë rritur pasi një pakistanez pushkatoi për vdekje dy punonjës dhe plagosi tre të tjerë jashtë selisë së agjencisë në vitin 1993.

Marrë nga USAtoday

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota cia cia

Sondazh

Poll