Bota

Bill Gates divorcohet nga bashkëshortja pas 27 vitesh martese: Nuk po rritemi si çift 

3 Maj 2021, 21:02 Nga DOSJA
Bill Gates divorcohet nga bashkëshortja pas 27 vitesh martese: Nuk po

SHBA- Manjati amerikan i pasurisë, Bill Gates do të divorcohet nga bashkëshortja e tij, Melinda pas 27 vitesh martese. Në një postim në Twitter, Gates shkruan se ata do të vëzhdojnë të punojnë së bashku në të gjitha gjërat që kanë ndërtuar, por që si çift do të ndahen për shkak se nuk po rriten dot.

“Pas një mendimi madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re, shkruan Gates.

Kreu i Microsoft Bill Gates dhe Melinda kanë së bashku 27 vite të martuar, si dhe kanë rritur bashkë 3 fëmijë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bill gates bill gates divorcohet nga bashkeshortja melinda gates bill gates bill gates divorcohet nga bashkeshortja melinda gates

Sondazh

Poll