Politike

Keqpërdorimi i numrit të Metës, Presidenca: Kriminale, kemi bërë kërkesë tek kompania telefonike

3 Maj 2021, 13:38 Nga DOSJA
Keqpërdorimi i numrit të Metës, Presidenca: Kriminale, kemi

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka bërë me dije se ka dërguar një kërkesë kundrejt një kompanie telefonike për të marrë informacione në lidhje me mesazhet që u janë dërguar qytetarëve në emër të Presidentit Ilir Meta.

Në një status në Facebook, Blushi shkruan se sipas të dhënave që kanë siguruar mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike, dhe presin informacione prej saj.

“Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve. Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike. Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar,”- shkruan Blushi.

Vetë Presidenti Ilir Meta ka denoncuar edhe më herët keqpërdorimin e numrit të tij personal. Sipas Metës shumë miq e të afërm të tij kanë marrë mesazhe fyese dhe kërcënuese në emrin e tij.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike hakohet celulari i metes ilir meta tedi blushi hakohet celulari i metes ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll