Politike

‘Hapja e kutive e pashmangshme’, Kaso: Do sjellim të tjera prova për manipulimin zgjedhor nga Rama

3 Maj 2021, 12:17 Nga DOSJA
‘Hapja e kutive e pashmangshme’, Kaso: Do sjellim të tjera

TIRANË– Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme. Ai u shpreh se Partia Demokratike pritet të ndërmarrë masa në lidhje me parregullsitë e shumta të raportuara gjatë fushatës zgjedhore ashtu edhe gjatë procesit të numërimit.

Kaso tha se në një mënyrë ose në një tjetër do të ketë rinumërim të votave në qarqe ku parregullsitë kanë qenë të shumta. Ndër të tjera, ai shtoi se PD ka përgatitur raporte të hollësishme, të cilat sipas tij i ka dorëzuar edhe tek ndërkombëtarët.


DEKLARATA:

Zonat më problematike ju e dini se e keni ndjekur vetë, kanë qenë ato ku është përqenduar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore dhe zona ku ka pasur gjithmonë elemnte të kriminaliteit si ajo e Elbasanit dhe e Shijakut. Materialet që ne po nxjerrim dhe do të paraqiten në institucionet ligjzbatues, besojmë që cojnë në rinumërimin e një numri të caktuar votash. Sigurisht që të gjitha hetohen edhe nga organe të KQZ. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, do të garantohet rinumërimi i një numri të caktuar votash. Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe do të ketë disa të tilla. Ka qenë një praktikë e konsoliduar që gjetjet tona gjatë procesit zgjedhor i ndajmë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Rasti i dosjes 184, rasti i Dibrës, që u përgatit dhe u dorëzuar faktorit ndërkombëtar.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ivi kaso partia demokratike ivi kaso partia demokratike

Sondazh

Poll