Aktualitet

Shpërthen një pus nafte në Ballsh/ Punëtori pëson djegie në 40% të trupit, sillet për kurim në Tiranë

3 Maj 2021, 06:42 Nga DOSJA
Shpërthen një pus nafte në Ballsh/ Punëtori pëson

BALLSH– Shpërthen një pus nafte i kompanisë ‘Armo’ në Ballsh! Si pasojë ka mbetur i lënduar naftëtari Viktor Balla. Mësohet se punëtori, 51 vjeç, ka marrë djegie në 40% të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, dhe më pas është transportuar drejt Tiranës. 

Aktualisht ai ndodhet tek reparti i “Djegie-Plastikës” në QSUT, për shkak se djegiet janë të rënda. Ndërkohë që deri më tani nuk bëhen me dije detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ballsh shperthen pusi i naftes ne ballsh viktor balla ballsh shperthen pusi i naftes ne ballsh viktor balla

Sondazh

Poll