Skena në Sheshin “Skënderbej” në ditën e zgjedhjeve e stisur? Flet i riu që neutralizoi makinën: E vërteta është nd
3 Maj 2021, 08:16Nga DOSJA
TIRANË– Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi makinën e cila hyri në sheshin “Skënderbej” në ditën e zgjedhjeve më 25 prill i përgjigjet komenteve dhe teorive që thonë se kjo ishte një ngjarje e paguar.
I ftuar në studion e Why Not, në RTV Ora ai thotë se do të dëshironte që në të vërtetë kjo ngjarje të ishte aktrim sepse nuk do të ishin vënë në rrezik jetë njerëzish, por e vërteta nuk është kjo. E vërteta është se ajo ngjarje ndodhi vërtet.
Ka teori konspirative që çdo gjë është e stisur, që je i paguar dhe ditën e zgjedhjeve bëhet një gjest i tillë nga një makinë dhe media nuk u fokusua fare te zgjedhjet, por u fokusua vetëm te tema e kësaj makinës në sheshin “Skënderbej.” Je hasur me të tilla komente?
“Jam hasur edhe përgjigjja ime është që unë do të doja shumë, po shumë fare që të ishte një pjesë aktrimi ajo sepse të paktën nuk do rrezikoheshin jetët e njerëzve. Unë dëshiroja shumë që ajo të ishte një pjesë aktrimi, por e vërteta qëndron ndryshe, që nuk ishte,” tha Klodiani.
Marrë nga Oranews
(Kl.m./Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ISLANË– Zbardhet dëshmia e të dyshuarit kryesor për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Rauðagerði të Islandës. Para hetuesëve, i arrestuari i vetëm Ang...
BOTË– 3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ...
BALLSH– Shpërthen një pus nafte i kompanisë ‘Armo’ në Ballsh! Si pasojë ka mbetur i lënduar naftëtari Viktor Balla. Mësohet se punëtori, 51 vjeç, ka marr...
TIRANË– Një sherr në dy familje në Tiranë ka ndodhur ditën e djeshme. Sipas policisë babë e bir kanë ushtruar dhunë ndaj dhëndrit dhe krushkut. Babë e bir ...
ELBASAN– Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e djeshme në fshatin Hysë të Belshit. Paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka nisur për ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës nga portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi ndryshimin e kufinjve të Ballkanit...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot nuk ...
TIRANË– Dyshja simpatike e mjekëve Senera Hoxha dhe Artan Koni ishin të ftuarit e pjesës së dytë në “Dola te Ola”. Dy mjekët e dashur dhe të njohur p...