Aktualitet

‘Më kishin bërë magji!’/ Vrau komshiun për “lekët e shkallës”, DETAJE nga ‘krimi perfektR

3 Maj 2021, 06:06 Nga DOSJA
‘Më kishin bërë magji!’/ Vrau komshiun për

ATHINË– Një 32-vjeçar shqiptar është prangosur nga Policia greke, pasi akuzohej për vrasjen e një personi në shtetin fqinjë. Krimi ka ndodhur në 23 dhjetor të 2020, kur i riu shqiptar kishte nisur një konflikt me fqinjët e tij, të cilët i akuzonte se po i “rripnin” nga paratë.

E shoqja e viktimës, ishte administratorja e pallatit ku jetonte shqiptari bashkë me nënën e tij, dhe ai besonte se ajo po merrte më shumë para për shërbimet sesa duhej.

Pasi konflikti kapi majën, i riu shqiptar shtoi në vendin e punës së viktimës, i cili ishte punonjës shëndetësor, dhe e qëlloi pas koke. Më pas trupin e pajetë e tërhoqi deri në makinën e tij në parking për ta lënë diku tjetër. Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në një parking nëntokësor disa kohë më vonë.

Pas krimit, autori kishte ardhur në Shqipëri por nuk ia doli që t’i fshihej drejtësisë greke. Pas kapjes, i riu befasoi më rrëfimin që bëri në Polici, ku deklaroi se: Mendova se më kishin bërë magji dhe doja t’i hiqja qafe. Po ashtu dyshohet se nëna e tij kishte dijeni se i biri kishte planifikuar krimin, dhe u përpoq ta ndalonte por nuk ia doli.

Marrë nga patrisnews.com

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll