Spartak Ngjela rrëfen kohën në burg me babanë e tij: 5 vite në një qeli, debatonim se kishim bindje të ndryshme politike
2 Maj 2021, 20:52Nga DOSJA
TIRANË– Spartak Ngjela ka kaluar disa vite të jetës së tij në burgun e Burrelit dhe te Ola rrëfeu për këtë periudhë të vështirë. Teksa ai tregonte ra në sy karakteri i fortë që avokati ka, aq sa për një periudhë kaq të errët foli si për diçka normale, madje dhe me nota humori.
Për rreth 5 vite ka qenë në të njëjtën dhomë burgu me të atin. Ai tha se në fillim Kiço Ngjela ka qenë 3 vite në burgun e Tiranës, dhe pasi vdiq Mehmet Shehu e transferuan në Burrel ku ndodhej avokati. Babai i tij ishte moshë e madhe, ndaj ai duhej të kujdesej për të.
Avokati rrëfeu se debatonte vazhdimisht me të atin pasi kishin bindje politike të ndryshme. Debatet mes tyre në dhomën e burgut sigurisht që regjistroheshin. Sipas avokatit, kur Ramiz Alia kërkonte materiale dhe nuk kishin çfarë t’i jepnin, zbardhnin debatet që ai bënte me babanë e tij dhe ia çonin. Gjatë bisedës u zbulua se në burg avokati në atë kohë ka patur edhe të vëllanë, gjithashtu i dënuar për arsye politike. Ngjela theksoi se ata karakterizoheshin nga optimizmi dhe se nëse do ta duhej ta krahasonte me muzikën ata ishin gjithmonë rrok.
Vëllezërit korçarë teksa dëgjuan historinë prekëse të avokatit u frymëzuan për të kënduar një këngë të cilën ia dedikuan atij dhe të gjithë atyre që fatkeqësisht kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre në burgjet e diktaturës.
TIRANË– Koronavirusi i ka marrë jetën gjyqtarit Durim Kadiu. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije miku i Kadiut, ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e ...
TIRANË– Auron Tare, historian, gazetar që mban postin e drejtorit të përgjithshëm për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit ka treguar sot se gjithminë ma...
TIRANË– Një qytetar ka denoncuar rrugën Bathore-Kamëz që sipas tij është kthyer në burim aksidentesh.Përmes “Ti raporton” në Top Channel, qytetari ka...
BELSH– Elvisi,nga fshati Hardhi i Belshit prej 6 vitesh të ardhurat e familjes i siguron nga kjo serë në të cilën kultivon domate dhe speca. Për 15 vjet E...
ITALI– Një shqiptar është vënë në pranga në Liguria të Italisë pasi është kapur me një kilogram kokainë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari po udhëton...
SARANDË- Migert Gumeni dhe Dino Majko janë 2 personat e përfshirë në aksidentin në lagjen numër 3 të Sarandës pasditen e sotme. Migert Gumeni është drejtue...
TIRANË- Rënia e kambanave të kishave ortodokse ka shënuar edhe mbyllen e pashkëve këtë të dielë. Sot janë festuar Pashkët, që do të thonë kalim nga vdekja ...
TIRANË– Detaje të reja dalin në dritë nga hetimi për gjobën prej 100 mijë paund të vendosur nga disa persona që dyshohet se kanë shtëpi hashashi në Angli d...