Aktualitet

I intrigoi ‘bisha’ e tij sportive, karabinierët ndalojnë shqiptarin në mes të rrugës, në dyshemenë e mjetit kishte fs

2 Maj 2021, 19:47 Nga DOSJA
I intrigoi ‘bisha’ e tij sportive, karabinierët ndalojnë

ITALI– Një shqiptar është vënë në pranga në Liguria të Italisë pasi është kapur me një kilogram kokainë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari po udhëtonte me një makinë sportive të llojit Audi A4 Rs në daljen e autostradës Sarzana.

Sapo e panë, karabineirët u intriguan nga ‘bisha’ e tij sportive dhe e ndaluan. Duke qenë se shqiptari ishte me banim në Como dhe nuk justifikonte dot presencën e tij në Liguria, makina e tij u mor për kontroll.

Pikërisht brenda mjetit të modifikuar, në një ‘xhep’ të krijuar në dyshemenë e saj, ishin fshehur 1 kg kokainë që ka vlerën e 300 mijë eurove në treg. I riu u arrestua për posedim dhe transport droge, ndërsa lënda narkotike dhe makina iu bllokua.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 300 mije euro ne itali arrestohet shqiptari ne itali itali 300 mije euro ne itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll