Aktualitet

“Krishti u ngjall”, bien Kambanat e kishave ortodokse në vend, besimtarët festojnë pashkët

2 Maj 2021, 18:35 Nga DOSJA
“Krishti u ngjall”, bien Kambanat e kishave ortodokse në vend,

TIRANË- Rënia e kambanave të kishave ortodokse ka shënuar edhe mbyllen e pashkëve këtë të dielë. Sot janë festuar Pashkët, që do të thonë kalim nga vdekja në jetë, ku dhe është kremtuar ngjallja e Jezu Krishtit. Top Channel ka publikuar një video, ku kanë pyetur qytetarët për festën e Pashkëve.  

Mëposhtë janë disa nga reagimet e qytetarëve mbi festën e Pashkëve: 

“Unë i ndjek ritualet. Kreshmën e mbajta disa ditë duke hequr dorë nga mishi, bulmeti. Ngjyem vezët e shtëpisë ditën e enjte”.

“Tani po marr flakën nga kisha dhe e çoj qiririn e ndezur në shtëpi”.

“Unë nuk jam e fesë ortodokse, por feja na bashkon. Krishti u ngjall, vërtet u ngjall! Unë e kam Zotin në zemër.”

“Këto 4 trëndafila janë sa fëmijë kam. Do t’i çoj te ikonat, do lutem për familjen.”

“Këtë vit Pashka na gjen të vaksinuar me të dy dozat, si mua edhe bashkëshorten.”

“Do të mblidhemi për drekë me familjen. Ajo ma ka ushqyer mua si fëmijë besimin në Zot.” 

(I.A.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pashket pashket

Sondazh

Poll