Art&Argëtim

E konfirmuar! Jennifer Lopez i rikthehet dashurisë së vjetër, zërat pranë saj pranojnë nisjen e lidhjes me Ben Affleck: Si

2 Maj 2021, 14:56 Nga DOSJA
E konfirmuar! Jennifer Lopez i rikthehet dashurisë së vjetër,

SHBA– Sikur koha të mos kishte kaluar! Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po frekuentohen sërish. In Touch shkruan se burime ekskluzive për ta kanë konfirmuar se dyshja janë rikthyer pranë njëri-tjetrit ashtu si më pasë, pasi JLo u nda nga Alex Rodriguez.

 “Shumë kohë ka kaluar, ata të dy janë pjekur. Jennifer ende kujdeset për Benin, ajo kurrë nuk u ndal kurrë. Me sa duket, ata u rilidhën sikur koha të mos kishte kaluar. E gjithë drama e fejesës së ‘thyer’ është lënë pas,”- tha burimi për median në fjalë.

Aktori i ‘Way Back’ , 48 vjeç, e ka vizituar Jennifer Lopez tre herë pas kthimit të tij nga Republika Dominikane. Zbritja e tij në një vend pranë shtëpisë së Lopez në LA më 29 Prill, nga një Escalade i bardhë ( i njëjti automjet me të cilin po udhëtonte Jennifer në fillim të asaj dite), ishin vetëm shenjat e para të një rikthimi.

Ribashkimi i Ben dhe Jennifer vjen pasi fituesi i Oskarit nuk u përmbajt gjatë intervistës së tij të fundit për InStyle . Babai i tre fëmijëvetha vetëm gjëra të mrekullueshme për ish-in e tij (Jennifer Lopez), 17 vjet pas ndarjes së tyre në 2004, duke treguar kështu se mes tyre diçka kishte rinisur.

“Ben dhe Jennifer janë të buzëqeshur vesh më vesh. Ata po përpiqen te jetojnë gjithçka që kanë humbur këto vite, është sikur të ketë ndodhur një ribashkim i shumëpritur,”- vijon më tej burimi për OnTouch.

Pas ndarjes së tyre vite më parë, J.Lo u martua me Marc Anthony në qershor të vitit 2004, me të cilin pati dhe dy fëmijë. Ajo më vonë u fejua me ish-yllin e MLB Alex Rodriguez, 45 vjeç, por ata njoftuan ndarjen e tyre në prill të këtij viti.  

Sa i përket Ben, ai ka qenë martuar me Jennifer Garner në qershor 2005, dhe ata patën tre fëmijë. Në vitin 2020, Ben ishte në një lidhje me Ana de Armas, por në janar të këtij viti, u ndanë edhe ata. Kështu rruga i mbeti hapur historisë së vjetër.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz ben affleck jennifer lopez ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll