Aktualitet

Gati ‘Defender 21’! Fotot nga mbërritja e ushtrisë amerikane në Portin e Durrësit: Zbarkimi më i madh që prej

1 Maj 2021, 17:24 Nga DOSJA
Gati ‘Defender 21’! Fotot nga mbërritja e ushtrisë

DURRËS- Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit do të ngrejë siparin javën që vjen në vendin tonë, ndërsa porti i Durrësit ka pritur një numër të madh kontejnerësh dhe kamionësh të mëdhenj përpara stërvitjeve të NATO-s. Associated Press thotë se një përqendrim i tillë automjetesh ushtarake nuk ishte parë në vendin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke publikuar edhe disa foto nga zbarkimi në Portin e Durrësit.

ARTIKULLI I PLOTË:

Porti kryesor i Durrësit në Shqipëri ka mirëpritur një fluks të madh mjetesh ushtarake disa ditë para nisjes së stërfitjes së planifikuar nga NATO duke shënuar kështu numrin më të madh të pajisjeve që janë parë në Adriatik që nga Lufta e Dytë Botërore. Rreth 700 janë sjellë nga Florida në Durrës, për t’u “shkarkuar” në Tiranë. Një anije ushtarake britanike do të mbërrijë gjithashtu në ditët e ardhshme.

Mjetet do të përdoren për dy javë trajnim që përfshin deri në 6,000 trupa amerikane në gjashtë baza ushtarake shqiptare. Nga data 17 maj deri më 2 qershor, stërvitja Defender-Europe 21, do të inskenojë parandalimin e agresionve dhe gatishmërisë operacionale. 

“Shqipëria është një partner i vlerësuar. Ushtarakët tanë përfitojnë duke stërvitur së bashku, duke rritur ndërveprimin- të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize,”-tha Tammy Muckenfussm, pjesë e Ushtrisë Amerikane. 

Defender-Europe këtë vit ka përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, ndërsa Shqipëria do të angazhojë 1.000 trupa.

Lidhur me Shqipërinë, Muckenfuss tha: Shqipëria i ka përshëndetur të gjithë ushtarët tanë me ngrohtësi. Është zgjedhje e shkëlqyer për stërvitjen. Këtu njerëzit janë të shkëlqyeshëm, ushqimi është i mrekullueshëm dhe pamja është e mrekullueshme.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet defender 21 defender 21

Sondazh

Poll