Ekonomi

“Njeriu vdes nga gjalpi i lopës”, ministri Bledi Çuçi lë pas paragjykimet dhe shkon vetë për të parë situatën (FOTO

18 Maj 2019, 14:00 Nga DOSJA
“Njeriu vdes nga gjalpi i lopës”, ministri Bledi

Disa javë pasi lëshoi deklaratën epike, se njeriu mund të konsumojë vaj palme pa problem fare sepse nuk ndikon negativisht në organizëm, ministri Bledi Çuçi sot ka shkuar vetë për inspektim në një fermë.

Në të njëjtën deklaratë për vajin e Palmës, ministri tha se njeriu vdes nga gjalpi i lopëve zvicerane.

Për të provuar se në Shqipëri kjo gjë s’ndodh ai ka vizituar së fundi kompleksin blegtoral ‘Impuls’ në Fushë Krujë, aty ku mbarështohen qindra krerë dele, dhi dhe lopë.

Ai pa nga afër ambientet e këtij kompleksi, mënyrën e ushqimit të bagëtive, kontrollin veterinar të tyre dhe gjithë ciklin e prodhimit të qumështit.

“Kjo fermë është një dëshmi e qartë që në Shqipëri produktet e qumështit garantojnë cilësi dhe standarde të larta sepse që nga ushqimi i bagëtive deri tek produkti final në dyqan, i gjithë cikli është i mbyllur këtu”, tha ministri Çuçi.

Pra, siç e ndoqët dhe vetë. S’ka vend për panik. Ministri ka zgjedhur një kompleks blegtoral për të treguar se në Shqipëri ka blegtori.

I sugjerojmë miqësisht ministrit të dalë nga rrezja, dhe të shkojë të shohë barinjtë në Labëri, Këlcyrë, Konispol dhe Delvinë. Kur të kthehet, padyshim që përshtypja do të jetë tjetër.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale bledi çuçi gjalpi i lopes vaji i palmes bledi çuçi gjalpi i lopes vaji i palmes

Sondazh

Poll