Bota

Hungaria rihapet për njerëzit që mbajnë karta imuniteti COVID-19, Orban: Vaksina është si një jelek antiplumb

1 Maj 2021, 12:26 Nga DOSJA
Hungaria rihapet për njerëzit që mbajnë karta imuniteti

HUNGARI- Hungaria të shtunën liroi disa kufizime COVID-19 për njerëzit me karta imuniteti të lëshuara nga qeveria, e fundit në një seri masash të rihapjes që kanë ndjekur një fushatë ambicioze të vaksinimit.

ABCnews shkruan se që nga e shtuna, individët me karta plastike mund të hyjnë në dhoma të brendshme të ngrënies, hotele, teatro, kinema, llixha, palestra, biblioteka, muze dhe vende të tjera rekreative.

Personat e vaksinuar dhe ata që janë rikuperuar nga COVID-19 kanë të drejtë për kartat e imunitetit hungarez, të cilat duhet të paraqiten në institucione para hyrjes. Orari i punës për bizneset u zgjat deri në orën 11:00.

Hungaria ka administruar 4 milion doza të para të vaksinave të koronavirusit, duke arritur rreth 40% të popullsisë së saj. Vendi ka nivelin e dytë më të lartë të vaksinimit në Bashkimin Evropian.

“Në të kaluarën, ne e mbruam veten duke u mbyllur, duke ngadalësuar përhapjen e virusit, por tani jemi në sulm. Vaksina është si një jelek antiplumb. Virusi tërhiqet prej tij,”-tha Kryeministri Viktor Orban të premten ndërsa njoftoi rihapjen.

Hungaria gjithashtu po përpiqet të kundërshtojë lëvizjet e mundshme të BE për të lëshuar dokumente të tilla vetëm për njerëzit që kanë marrë vaksina të miratuara nga agjencia evropiane e ilaçeve, të cilat deri më tani nuk përfshijnë vaksinat e bëra në Kinë dhe Rusi.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota be kartat e imunitetit ne hungari viktor orban be kartat e imunitetit ne hungari viktor orban

Sondazh

Poll