Aktualitet

Rrëmbimi i Jani Prengës, SPAK merr të pandehur dy të dyshuar, dërgon në gjykatë dosjen për Bexhdilin dhe Turjan

30 Prill 2021, 14:55 Nga DOSJA
Rrëmbimi i Jani Prengës, SPAK merr të pandehur dy të

TIRANË– Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar hetimet për dy prej të dyshuare që janë vënë në pranga pas rrëmbimit të jani Prengës. Mësohet se bëhet fjalë për Festim Bexhdilin, kopshtar i resortit luksoz Hajri, si dhe Olsi Turjan, kunatin e Altin Hajrit, pronarit të resortit “Golden Kompleks” në Shijak. Të dy do të ulen në bankën e të akuzuarve pasi mbi ta rëndojnë akuzat për veprën penale “rrëmbim dhe torturim me pasojë vdekjen”.

Turja është liruar më herët por do të duhet të kthehet sërish në qeli për tu bashkuar me Bexhdilin. Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për të dyshuarit e tjerë në lidhje me ngjarjen e rëndë që solli vdekjen e Prengës.

Trupi i Prengës nuk u gjet kurrë pavarësisht kërkimeve të bëra për muaj me radhë. Jani Prenga, një marangoz në profesion u rrëmbye nga katër persona në qendër të Kamëz dhe më pas u çua në kompleksin e Hajrave ku u torturua për vdekje.

Deri më tani rezulton se gjithçka ka nisur pas grabitjes së 260 kg kokainë nga vëllai i tij Astrit Prenga në Britaninë e Madhe. Dyshohet se pas grabitjes së kokainë, ishte Dritan Rexhepi, por që ky i fundit ka mohuar gjithçka. Nën hetim për këtë çështje është edhe Gentian Docaj Fuqini nga Shkodra, i cili ka kontaktuar edhe me vëllezërit e Prengës duke kërkuar që t’i kthehet kokaina në këmbim të jetës së tij.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet jani prenga jani prenga

Sondazh

Poll