Bota

Nuk ndalet Rusia/ Shpall non-grata 8 zyrtarë të BE midis tyre dhe presidenti i PE

30 Prill 2021, 20:02 Nga DOSJA
Nuk ndalet Rusia/ Shpall non-grata 8 zyrtarë të BE midis tyre dhe

RUSI– Rusia ua ndaloi hyrjen tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që BE-ja i vendosi Rusisë.

Ministria e Jashtme ruse tha se të ndaluarit përfshijnë nënpresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova, dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Bashkimi Evropian vazhdon politikën e masave të njëanshme, kufizuese dhe të paligjshme, që kanë në shënjestër qytetarët dhe organizatat ruse”.

“Veprimet e tilla nga Bashkimi Evropian nuk lënë asnjë dyshim se qëllimi i tyre i vërtetë është të frenojnë zhvillimin e vendit tonë me çdo kusht”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

Muajin e kaluar, BE sanksionoi dy rusë të akuzuar për persekutimin e homoseksualëve dhe lezbikeve në rajonin rus të Çeçenisë.

Në të njëjtin muaj, BE sanksionoi edhe katër zyrtarë të lartë rusë, të afërt me presidentin Vladimir Putin.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota david sassoli vera jourova david sassoli vera jourova

Sondazh

Poll