Bota

Historia e 27-vjeçarit që bëri “lëmsh” Turqinë/ Dëshmia e motrës dhe vëllait: Punët po na shkonin keq, mend

30 Prill 2021, 13:38 Nga DOSJA
Historia e 27-vjeçarit që bëri “lëmsh”

ANKARA– Turqia në kërkim të themeluesit Faruk Fatih Özer! Mediat e huaja kanë publikuar detaje të tjera nga hetimi për mashtrimin e të riut turk, ku Policia ka marrë në pyetje motrën dhe vëllanë e tij, Serap dhe Güven Özer. Në rrëfimin e tyre në Polici ata kanë bërë me dije se kohët e fundit puna po u shkonte keq, aq sa po mendonin që të gjenin një partner. Gjithashtu bënë me dije se vëllai i tyre, pak ditë para se të zhdukej, më 18 prill, kërkoi të gjitha dokumentet e ndërmarrjes. 

Nga ana tjetër, në mesin e 13 të dyshuarve për bashkëpunim me të, 6 prej tyre u arrestuan përfshirë vëllezërit Güven dhe Serap Özer. Në llogarinë e tyre, përgjatë viteve të fundit, ishin transferuar miliona lira. Dyshohet se  Güven Özer ishte menaxheri sekret i kompanisë.

Ndërkohë që mediat turke s’kanë bërë me dije asnjë detaj për kapjen e tij, KlanKosova raportoi pak ditë më parë se i riu është ndaluar në Kosovë. Bashkë me të janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, me kombësi shqiptare, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar turkun që t’i fshihej drejtësisë. Sipas tyre, dy shqiptarët e kishin vizituar pak muaj më parë në Turqi, por nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tyre.

Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri, më shumë se 1 javë më parë. Më pas, data ekzakte nuk dihet ende, ai është nisur për në Kosovë, ku edhe është prangosur nga Policia vendase.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota faruk fatih ozer güven özer serap özer turqi faruk fatih ozer güven özer serap özer turqi

Sondazh

Poll