Bota

Vrau kushëririn me armë zjarri ne Pejë dhe u arratis, bie në prangat e policisë Faton Brahimi

30 Prill 2021, 11:29 Nga DOSJA
Vrau kushëririn me armë zjarri ne Pejë dhe u arratis, bie në

KOSOVË– Faton Brahimi ka rënë në prangat e policisë së Kosovës ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt te tij me armë zjarri.

Policia bën me dije se qytetarët bashkëpunuan për kapjen e autorit, pas publikimit të fotos për shpalljen në kërkim të tij.

Fotoja e tij ishte bërë publike në të gjithë vendin për t’u kërkuar njerëzve informacion në lidhje me gjetjen e tij.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vrasje”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij”, ka njoftuar Policia.

Brahimi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij në fshatin Novosellë të Pejës pak kohë më parë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni faton brahimi faton brahimi

Sondazh

Poll