Bota

Panik në qiellin e Athinës! Alarm për bombë në aeroplan, Greqia ngre në fluturim avionët luftarakë, “pakoja” nga Izr

30 Prill 2021, 09:31 Nga DOSJA
Panik në qiellin e Athinës! Alarm për bombë në

ATHINË– Mediet greke raportojnë se një alarm për bombë mbi hapësirën ajrore greke ka krijuar panik. E përditshmja greke “Protothema” raporton sot se një aeroplan pasagjerësh, që po udhëtonte drejt Izraelit, ka dhënë alarmin se në bord dyshohet se kishte bombë. 

Avioni thuhet se u ngrit nga aeroporti JFK i Nju Jorkut, me destinacion Izraelin, dhe pasi u ngrit në ajër shërbimet e sigurisë së NATO-s dhanë alarmin se brenda tij mund të kishte bombë.

Procedurat e alarmit u aktivizuan menjëherë dhe forca ajrore e vendeve mbi të cilat kaloi ta shoqëronte atë. Aeroplani me pasagjerë ka hyrë në hapësirën ajrore të Greqisë rreth orës 09:00, sipas kohës lokale.

Katër avionët luftarakë grekë F-16 e kanë shoqëruar aeroplanin e nisur nga Shtetet e Bashkuara. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur asnjë incident dhe sipas informacioneve të fundit, aeroplani është ulur në mënyrë të sigurt në Izrael.

Rreth një orë më vonë, aeroplani ELAL u ul i sigurt në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të verifikuar informacionet që flisnin për dyshimet për bombë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni bombe ne aeroplan greqi bombe ne aeroplan greqi

Sondazh

Poll