Bota

Albin Kurti flet me tone të ashpra nga Parlamenti Evropian: Kosova s’është çështje, është palë në dialog! Serbia të

30 Prill 2021, 10:54 Nga DOSJA
Albin Kurti flet me tone të ashpra nga Parlamenti Evropian: Kosova

KOSOVË -Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve ku ka folur për parimet që duhet ndjekur në dialogun me Serbinë.

Kurti tha se 3 kushtet e Kosovës ishin: pranimi i realitetit dhe i pavarësisë së Kosovës, pranimi i krimit dhe gjenocidit që Serbia ka kryer dhe barazia e përfaqësuesve. Sipas Kurtit, Kosova nuk është çështje por palë në dialog dhe gjëja e parë që duhet të diskutohet në dialogun me Serbinë është fati të personave të zhdukur.

“Detyrimi im është që të mbroj pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të thoshte hapje e listës së dëshirave e shtytjeve që do të çonin në pasoja të padëshirueshme. Parimi i dytë është që Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe krimet dhe gjenocidin që ka kryer për të cilin NATO është dashur ta bombardojë regjimin e Beogradit, edhe pas luftës në Kosovë, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Milloshevici. Parimi i tretë është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi të barabartë, Kosova nuk është çështje por palë në dialog kjo duhet të kuptohet para çdo takimi. Çështja e parë që duhet të zgjidhim është fati i të pagjeturve, nëse nuk bëjmë përparim në këtë temë vështirë që mund të bëjmë përparim në fusha tjera”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës ka bërë një vizitë dy ditorë në Bruksel ku ka takuar krerët e Këshillit Evropian dhe kanë shqyrtuar çështjet kryesore të politikës, ekonommisë, marrëdhënieve me vendet e tjera.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll