Bota

Sot seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së, dalin para Speciales Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

30 Prill 2021, 06:37 Nga DOSJA
Sot seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së, dalin

HAGË– Ditën e sotme mbahet seanca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku para speciales do të dalin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Të dy ata mbahen në paraburgim që prej vitit të kaluar, nën akuzat për vepra penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Pak muaj pas arrestimit, prokurorët e specializuar kishin ngritur aktakuzë ndaj tyre, e cila ishte konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj, në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe persona tjerë.

Prokuroria i ngarkon ata për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata të dy kanë mohuar akuzat.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati nasim haradinaj hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2021, 06:14

SHBA dhe NATO fillojnë tërheqjen nga Afganistani

Trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani, thanë Shtëpia e Bardhë dhe disa zyrtarë të aleancës më 29 prill.Sipas CNN, më pak se 10...