Art&Argëtim

Më trego çfarë vaksinë ke bërë, të të them ku mund të udhëtosh…

29 Prill 2021, 14:51 Nga DOSJA
Më trego çfarë vaksinë ke bërë, të të

Në të gjithë botës ka nisur vaksinimi anti-COVID, por me një problem; jo të gjithë vendet i njohin dozat e përdoruara nga të tjerët. Për shembull, Kina, deri më tani njeh vetëm vaksinat e brendshme, jo ato perëndimore.

Për të bërë më të thjeshtë lëvizjen e qytetarëve, Kina lehtësoi kërkesat për vizë për të huajt që kanë marrë vaksina kineze, edhe pse janë në dispozicion nga vetëm disa vende si: Brazili, Pakistani, Shqipëria dhe Serbia.

Por Kina e di koston financiare të njohjes së pjesshme të vaksinës, ndaj dhe po planifikon njohjen vaksina Pfizer në mes të këtij viti për t’i hapur rrugë turistëve. Kina, megjithatë, nuk është i vetmi vend që bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve të vaksinuar pasi në “grup” futet dhe Islanda. Deri më tani vendi ishullor nuk njeh vaksinat ruse dhe kineze.

Ndërkohë që Bashkimi Europian planifikon të lejojë turizimin nga shtetasit amerikanë që janë injektuar me vaksina që kanë marrë “dritën jeshile” nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo do të thotë që ata të vaksinuar me Sinovac Biotech dhe Sinopharm do të lihen “të përjashtuar”, gjë që pritet të ndikojë në tregtinë globale dhe turizmin.

Megjithatë gjërat mund të ndryshojnë nëse AEB aprovon edhe përdorimin e vaksinave kineze…

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kuriozitete kuriozitete vaksinat anti-covid vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Prill 2021, 15:13

Lil Wayne i jep zyrtarisht fund beqarisë?

SHBA-  Reperi Lil Wayne dhe Denise Bidot kanë mbushur mediat rozë me thashethemin e një martesë në fshehtësi mes të dyve.Prej katër vitesh së bashku, është rapo...