Politike

Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli rrezikojnë karrigen në Kuvend, Xhafaj dhe Rakipi thyejnë herësin dhe ‘rrëmbejnë’ mandat

29 Prill 2021, 06:47 Nga DOSJA
Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli rrezikojnë karrigen në Kuvend, Xhafaj

TIRANË– Në qarkun e Tiranës vijon ende numërimi i votave për kandidat, ku janë hapur 782 kuti nga 1243 qendra votimi që janë gjithësej. Lista e PS në bazë të votave kryesohet nga ministrja e Infrastrukturës Belindja Balluku. Përveç 18 emrave të listuara të parët, dy kandidatë të renditur poshtë numrit 18, Fatmir Xhafaj me 10972 vota dhe Ornaldo Rakipi 10424 vota kanë thyer herësin duke fituar vendin në Kuvend.

Në bazë të votave, deri më tani rrezikon që të mbeten jashtë parlamentit Pandeli Majo i cili është i 19 në Listë dhe deri më tani ka grumbulluar 4360 vota dhe Mimi Kodheli  që ndodhet e 21 në listë dhe  ka arritur të marrë vetëm 2727 vota, të cilët mund të thyenin herësin, pasi kanë mbetur rreth 300 kuti pa hapur.

Nga zgjedhjet, Partia Socialiste arriti të marrë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike mimi kodheli pandeli majko votat e kandidateve 2021 mimi kodheli pandeli majko votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll