Aktualitet

Përplasen dy mjete në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 60-vjeçarja

28 Prill 2021, 12:09 Nga DOSJA
Përplasen dy mjete në autostradën Tiranë-Durrës, humb

DURRËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka humbur jetën një 60-vjeçare.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, drejtuesit e të cilëve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në autostradën durrës-tiranë aksident në autostradën durrës-tiranë

Sondazh

Poll