Art&Argëtim

Labinot Rexha shpërthen në akuza ndaj policit: I pa shkolluar, i padisiplinuar, i mllefosur dhe inatosur nga suksesi im

28 Prill 2021, 11:17 Nga DOSJA

KOSOVË– Këngëtari Labinot Rexha ka shprehur indinjimin e tij të thellë në llogarinë e tij në Facebook, kundrejt një efektiv policor i cili pasi e ka gjobitur dy herë e ka ofenduar atë dhe familjen e tij.

Ai nuk i ka kursyer ofendimet për policin që e ka gjobitur me 200 euro fillimisht dhe pas 5 minutave e ka gjobitur sërish me 30 euro. Gjobitja është shoqëruar me ofendime e fyerje sipas këngëtarit.

“Polici i pa shkolluar i pa diciplinuar i mdhefosur dhe inatosur   nga suksesi im  Fadil Krasniqi, unë sapo kam ardhur nga zvicra dhe ne vendlindjen time Rahovec ne ora 23:15 te natës, nuk merr parasysh qe kam ardhur nga rruga me fyen familjen, dhe mua po ashtu me fjalë më banale te mundshme, ne fund me jep gjobë 200€ dhe me atë rrugë kam shkruar në stacion policor më të afert Rahovec, dhe atje ishte vetura ime me pasagjer mbrenda dhe vetura ishte e Dhezur, perseri vjen i njejti polici pa kurfar edukate me gjobit  dhe nje her mbas 5 minuta edhe njeherë me 30€”, ka shkruar Rexha.

Ai dëshmon që ka dhe një filmim nga e gjithë skena.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz akuza ndaj policit labinot rexha akuza ndaj policit labinot rexha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Prill 2021, 10:50

Lumi B së shpejti baba për herë të dytë

PRISHTINË– Ish-pjestari i grupit Kaosi-t, Lumi B është babai i një djali 8-vjeçar . Ai dhe bashkëshortja e tij Miranda mesa duket nuk kanë në plan t...

Art&Argëtim 27 Prill 2021, 19:32

FOTO/ Sara merr propozim nga Ledri në Dubai?

DUBAI– Çifti Sara dhe Ledri kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me një vogëlushe por jo me një martesë.Dyshja nuk ka folur asnjëherë për një martesë të ...