Art&Argëtim

RASTËSIA/ 4 vite pasi u zgjodh president nga socialistët, Ilir Meta njofton përfundimin e mandatit dhe rikthimin në “shtë

28 Prill 2021, 10:47 Nga DOSJA
RASTËSIA/ 4 vite pasi u zgjodh president nga socialistët, Ilir Meta

TIRANË–28 prilli është tashmë një ditë simbolike për Ilir Metën. Në përvjetorin e zgjedhjes president, Ilir Meta njoftoi sot në rrethana totalisht të tjera… pas një fushate të pazakontë se do të përfundojë mandatin dhe do të rikthehet në partinë e tij politike. 

Më 28 prill 2017, Parlamenti i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër dhe shumica socialiste bashkë me deputetët e LSI i dhanë Ilir Metës votëbesimin për tu bërë President i Republikës. “Një president i opozitës”, u cilësua Meta asokohe ndërsa historia tregoi se ai drejtoi presidencën në një formë atipike, e rrallë për postin simbolik të kreut të shtetit. Nga mbështetësi kryesor i opozitës në parlament në kohën kur LSI qeveriste me PS dhe Meta drejtonte Kuvendin, presidenti u kthye në zërin kryesor kundër Edi Ramës. 

Kjo nuk vonoi gjatë…

48-vjeçari Ilir Meta e braktisi kostumin e presidentit fill pas votimit. Ende pa u betuar, ai përveshi mëngët dhe doli në fushatë për partinë e tij, LSI, nga jugu në Veri. 2017-a ishte viti i artë për Partinë e Presidentit, e cila si kryetar përkohësisht pati Petrit Vasili. 

Motoja “LSI, parti e parë, parti e paparë”, ra dhe me betimin e Metës dhe vulosjen e rezultatit, LSI doli në opozitë përballë Edi Ramës. 

Partia e Presidentit pati direkt si kryetare Monika Kryemadhi, e cila e drejtoi me emocion dhe jo me qetësinë e Ilir Metës së atyre viteve partinë. Opozita me Lulzim Bashën u konsolidua dhe dy partitë aleate vazhduan aksionin opozitar. Por Ilir Meta po i vëzhgonte. 

Nga presidenca, Meta iu drejtoi një sërë këshillash e rekomandimesh që nuk u morën parasysh. Dhe pikërisht sot, fill pas disfatës së thellë që dy partitë e opozitës morën përballë Edi Ramës në zgjedhjet vendimtare të 25 prillit, Ilir Meta njofton se politika është për të. 

LSI, partia e themeluar prej tij, e akuzuar për klientelizëm dhe shpërdorim të rolit “Kingmaker“, e pret më 24 korrik 2022, kohë kur mandati i presidentit skadon zyrtarisht. 

Por më herët, Kuvendi i ri, që do të bëhet funksional në shtator të 2021 do të nisë shqyrtimin e kandidaturave për të zgjedhur presidentin e ri në pranverën e 2022-ës. A do të qëndrojë dot Ilir Meta edhe 16 muaj në Presidencë?! 

(k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur ilir meta meta zgjidhet president ilir meta meta zgjidhet president

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Prill 2021, 19:32

FOTO/ Sara merr propozim nga Ledri në Dubai?

DUBAI– Çifti Sara dhe Ledri kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me një vogëlushe por jo me një martesë.Dyshja nuk ka folur asnjëherë për një martesë të ...