Art&Argëtim

Atletet e Kaney West shiten me cmimin marramendës/ Thyejnë rekordin e Nike Air Jordan

27 Prill 2021, 18:57 Nga DOSJA
Atletet e Kaney West shiten me cmimin marramendës/ Thyejnë rekordin e

SHBA– Reperi Kaney West ka thyer një rekord të ri në historinë e atleteve me vlerë më të lartë  të shitura ndonjëhere duke thyer kështu edhe rekordin e mbajtur nga atletet Nike Air Jordan të cilat u shitën për 615 mijë dollarë vitin e shkuar.

West i veshi këto atlete teksa performoi në Grammy në vitin 2008. Atletet u blenë nga “RARES”, një platformë interneti që investon në këpucët e rralla. Ato u shitën nga koleksionuesi i këpucëve Ryan Chang përmes një shitjeje private.

Çmimi tejkaloi vlerësimin fillestar të Sotheby prej 1 milion dollarësh. Air Yeezy 1 më pas u lançua në një seri të kufizuar në 2009, e ndjekur nga Air Yeezy 2 në 2012. Por një vit më pas, West i dha fund partneritetit me Nike dhe tha që pjesa e të ardhurave nga këpucët ishte e pamjaftueshme.

Para pak ditësh, reperi u bë zyrtarisht  personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij. Tashmë, pasuria e tij ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë, sipas “Bloomberg”.

Sipas Business of Fashion, marka Yeezy vlerësohet në $ 3.2 deri në $ 4.7 miliardë dollarë. Sa i përket linjës së re Yeezy Gap e cila është vendosur të dalë më vonë gjatë kësaj vere, ndërmarrja e re pritet të vlejë më shumë se 970 miliard $.

Një bilanc i pa audituar i financave të Ëest ka zbuluar gjithashtu se West ka 122 milion dollarë në para dhe stok, ndërsa i gjithë katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milion dollarë.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz atletet e kaney west thyejne rekordin atletet e kaney west thyejne rekordin

Sondazh

Poll