Insights

Pse Rama mbron patronazhistët, pjesën më të fëlliqur të racës njerëzore

19 Prill 2021, 06:44 Nga DOSJA
Pse Rama mbron patronazhistët, pjesën më të fëlliqur

Kryeministri Rama na mallkoi dje: “Të ua merrni të keqen patronazhistëve, ata ju njohin mirë”.

Dmth nuk qenka një rrjet normal hamendësimi por një shërbim i fshehtë paralel që na ndjek këmba-këmbës dhe na njeh mirë”.

Ishte pikërisht kjo akuza kryesore jona për ta: “Jemi të përgjuar, na është vjedhur privatësia”. Kryeministri ka zakon që të pohojë gjithfarë krimi e pastaj duke e përtallur atë, athua kështu krimi amnistohet. Në fakt pohimi i sotëm i Kryeministrit: “Ata dijnë gjithçka për ju” duhej të ishte një indicie e mjaftueshme për Prokurorinë për ta thirrur e pyetur. Ne e dimë që ai flet gjithmonë me ironi por Prokuroria duhet të jetë serioze. Me këtë logjikë ai do të tallë edhe krime më të rënda, edhe vrasje apo trafiqe ndërkombëtare e të mos japë llogari. Ambiguiteti gjuhësor mund të jetë një mënyrë për të kaluar lumin politikisht por jo edhe juridikisht.

Nëse Rama mendon se “ata na njohin mirë” duke qenë kryetari i kupolës së patronazhistëve duhet të futet në burg për vjedhjen e informacioneve private të shtetasve që qeveris. Ky është një shkak i mjaftueshëm për Prokurorinë në çdo vend.

Sa për Patronazhistët ata janë pjesa më e fëlliqtë e racës njerëzore. Ata janë ca militantë që kanë pranuar të jenë çimka partie. Jeta e tyre është shumë e mjerë për sa kohë kanë pranuar atë status. Ngjarja më e madhe e tyre ka qenë dekonspirimi. Nuk ka mëshirë për ta fare. Kurrë një njeri me integritet nuk do të pranonte të jetë pjesë e një organizate partie që mbledh të dhëna. Kryeministri tha sot që kjo është klasa e parë e kualifikimit për një karrierë politike.

E imagjinoni kush do na qeverisë? Këta nesër do na bëhen ministra. Prandaj siç na e raportuan identitetin dhe elementët tanë të privatësisë ne ashtu duhet tua kthejmë kusurin. Nuk ka respekt e as konfidencialitet për ta. Spiuni im quhej Bledar Garunja. Më kishte raportuar si votues të PD-së. Nuk e ke gabim Bledar.

Të paktën për këtë radhë.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

blog blog “patronazhisti im” edi rama ermal mulosmani skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021 “patronazhisti im” edi rama ermal mulosmani skandali me te dhenat personale zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Insights 15 Prill 2021, 11:19

Buxheti dhe Becchetti

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periu...

Insights 12 Prill 2021, 06:22

Pse i harruam gratë në pandemi?

Fytyra e tmerrshme e Coronës shfaqet si sëmundje, si vdekje dhe dëshpërim për shumë vetë. Gratë përballen me këtë çdo ditë, sepse ato mbajnë një barrë ve...

Insights 11 Prill 2021, 20:41

Rama kopjon barcaletën e Fatos Nanos

Edi Rama paska bere spot me ngjarjen e Fatos Nanos. Edhe kete ua thote nje nga ata qe e ka jetuar personalisht ngjarjen dhe njeri nga ata qe e hapi ne publik at...

Insights 5 Prill 2021, 05:45

Rreziqet nga euforia e aeroporteve

Në kulmin e pandemisë dhe nën ethet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, aeroportet kanë qenë një temë me vëmendje të veçantë për qeverinë. ...