Politike

Diplomatët europianë thirrje palëve politike pas zgjedhjeve: Përfshihuni në dialog, parlamenti dhe qeveria e re shqiptare t

27 Prill 2021, 10:14 Nga DOSJA
Diplomatët europianë thirrje palëve politike pas zgjedhjeve:

BRUKSEL– Pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e dielë në vendin tonë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi kanë bërë reagimet e para.

Teksa kanë përmendur edhe raportin paraprak të misionit të OSBE-OHIHR, diplomatët europianë i kanë bërë thirrje të gjitha palëve politike me anë të një deklarate,  që të përfshihen në dialog të përbashkët.

Diplomatët kanë bënë të ditur se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për integrimin në BE dhe kanë kërkuar që gjatë këtyre muajve të tranzicionit dhe me krijimin e parlamentit të ri, nuk duhet të ndalojë zbatimi i reformave.

Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke treguar këmbëngulje në ndjekjen e reformave të vështira në interes të popullit shqiptar. Periudha e tranzicionit deri në përurimin e parlamentit dhe qeverisë së re nuk duhet të mbajë përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat e nevojshme. Ne do të dëshironim që vendi të hynte në fazën tjetër të procesit të pranimit, me Konferencën e parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave të zhvilloheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojë ndjekjen e axhendës së reformave të vendit me vendosmëri, veçanërisht mbi Sundimin e Ligjit. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike josep borrell shqiperia vendos 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 josep borrell shqiperia vendos 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll