I tha publikisht K****, Tom Doshi i kërkon ndjesë publike gazetarit, SMS: Ndjej detyrim të shkruaj dy reshta, reagimi im isht
27 Prill 2021, 08:51Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari aktual i PSD-së, Tom Doshi i ka kërkuar ndjesë gazetarit Robert Rakipllarit për fjalorin që ka përdorur ndaj tij. Doshi i ka dërguar një mesazh në telefon Sokol Ballës, të cilit i thotë se reagimi i mbrëmjes së djeshme ishte emocional.
MESAZHI:
I nderuar z.Balla, ndjej detyrimin të shkruaj dy rreshta për atë që ndodhi mbrëmë në emisionin tuaj kur unë ju kërkova të reagoja pasi të ftuarit tuaj po diskutonin për PSD dhe për mua si kryetar i saj. Dhe në instuatat e përsëritur sikur unë përdor mënyrë të tjera. Pavarësisht se këto akuza i kam refuzuar dhe i refuzoj krejt të pavërteta dhe shpifje pavarësisht se në mënyrë të përsëritur hidhet baltë mediatikisht dhe politikisht ndaj meje e ndjej të them se reagimi im i mbremshëm ishte emocional dhe i shkaktuar edhe nga ngarkesa e fortë e zgjedhjeve dhe largimit tim me vullnet personal nga mandati në Kuvend. Nuk kam asgjë personale me z. Rakipllari apo me cdo gazetar tjetër. Si politikan duhet ti respektojmë megjithëse nuk bie dakord aspak që dikush të goditet pa fakte. Si person i ofroj ndjesën time Robertit, pasi askush më shumë se sa unë nuk ka provuar fyerje mbi kurriz dhe në publik. I uroj cdo të mirë. Tom Doshi.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJIROKASTER– Edhe pse kanë kaluar plot 8 vite që prej kohës kur Partia Demokratike ishte në pushtet, Lazarati ka votuar masivisht blu. Në zgjedhjet e 25 p...
BERAT– Partia Socialiste fitoi pesë mandate në Berat, duke ia rrëmbyer një LSI-së, ndërsa PD mori dy mandate. Menjëherë pas këtij lajmi, ministri i Turizmit Ble...
VLORË– Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri doli ditën e sotme në një konferencë për gazetarët aty ku kërkoi nga presidenti Meta që të jap...
GJIROKASTËR– Edhe pse Partia Socialiste ka marrë rekordin e votave në Gjirokastër duke rrëmbyer 3 mandate, politika ka bërë paqe në këtë qytet.Tritan...
TIRANË– Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit në të gjitha qarqet e vendit! Forcë e parë sipas rezultateve të votave është Partia Socialiste, e cila ka ...
TIRANË– Një tjetër shkelje ka ndodhur në Njësinë nr.1 në Tiranë. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka denoncuar se një nga përfaqësuese...
TIRANË– Teksa 5 qarqe të vendit e kanë vulosur rezultatin e votimeve, ku në avantazh është Partia Socialiste, ka ende qendra votimi të cilat kanë mbe...