Politike

Damian Gjiknuri: LSI humbi mandatin në Vlorë për shkak të Ilir Metës, presidenti na energjizoi fushatën, të mbajë fjalë

27 Prill 2021, 08:37 Nga DOSJA
Damian Gjiknuri: LSI humbi mandatin në Vlorë për shkak të

VLORË– Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri doli ditën e sotme në një konferencë për gazetarët aty ku kërkoi nga presidenti Meta që të japë dorëheqjen.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri tha se Meta duhet të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet. Ndër të tjera, ai e falenderoi për energjinë që i ka dhënë fushatës së tyre.


DEKLARATA:

Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët vlonjatë, dua të falenderoj anëtarësinë e PS, Vlora tregoi se është qëndrestare, jemi afër rezultatit të vitit 2017, pikërisht falë punës së bërë prej të gjithëve. Dua të falenderoj dhe forcat e tjera politike që treguan maturi, qetësi. Unë shpresoj që presidenti të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si president, e falenderoj për energjizimin që i bëri fushatës sonë. Ne mund të kishim qenë dhe më mirë, por 5 mijë vota në qarkun e Vlorës ishin çuar dëm, sigla e partisë është ajo që ka më shumë rëndësi. Presidenti i dha motiv të gjithë qytetarëve vlonjatë, për të dalë dhe për të mvështetur PS, zgjedhjet ishin një referendum edhe për presidentin. Vlonjatët dinë të presin por dinë dhe të përcjellin.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike damian gjiknuri ilir meta numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 damian gjiknuri ilir meta numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll