Bota

Franca distancohet nga publikimi i “non-paper” mbi Kosovën: Nuk jemi burimi i saj

27 Prill 2021, 09:54 Nga DOSJA
Franca distancohet nga publikimi i “non-paper” mbi Kosovën: Nuk

KOSOVË– Ambasada e Francës në Kosovë ka mohuar se Franca është e përfshirë në të ashtuquajturin “non-paper” franko-gjerman të publikuar nga gazeta “Koha Ditore”.

Përmes një reagimi në Twitter, ambasada franceze ka deklaruar se Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i atij “non-paper” dhe se dy shtetet mbështesin ndërmjetësimin e dialogut nga Bashkimi Evropian.

“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”,– thuhet në reagim.

La France et l’Allemagne ne sont pas à l’origine du prétendu non-papier franco-allemand publié aujourd’hui par Koha Ditore. Nous soutenons pleinement la médiation de l’UE et saluons les efforts entrepris en ce sens par le Représentant spécial chargé du dialogue Bg-Pr, M. Lajcak. pic.twitter.com/pDFi8McrZz

— France au Kosovo (@FranceauKosovo) April 27, 2021

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë “Non-paper” i publikuar nga “Koha Ditore” është “fake news”

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde ka thënë se mund të ketë dokument, por se nuk është francezo-gjerman, derisa ka shtuar se e përkrahin dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Publikohet dokumenti ‘non-paper’, Kosova dhe Serbia do njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ambasada franceze dialogu kosove-serbi jorn rohde ambasada franceze dialogu kosove-serbi jorn rohde

Sondazh

Poll