Bota

Takimi Putin-Biden, zëdhënësi i Kremlinit: Po biem dakord për muajt e verës 

26 Prill 2021, 16:13 Nga DOSJA
Takimi Putin-Biden, zëdhënësi i Kremlinit: Po biem dakord

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka njoftuar se gjatë muajve të verës mund të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden.

USA Today shkruan se deri tani nuk është rënë dakord në se cila mund të jetë data e takimit apo vendi ku udhëheqësit do të takohen.

“Në të vërtetë janë bërë disa propozime, datat për momentin nuk mund t’i konfirmoj ato. Tani për tani nuk ka marrëveshje për datat. Ne po flasim me të vërtetë për muajt e verës; ne ende duhet të analizojmë shumë faktorë të ndryshëm në mënyrë që të arrijmë disa marrëveshje përfundimtare. Për momentin, nuk është përmendur asnjë vend i vetëm, në të cilin mund të zhvillohet takimi”, tha Peshkov.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dimitry peskov joe biden vladimir putin dimitry peskov joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll