Politike

Demokratët me sytë nga Kamza dhe Durrësi! Shpresat e fundit të PD mbajnë pezull rezultatin, ende nuk ka nisur numërimi

27 Prill 2021, 08:01 Nga DOSJA
Demokratët me sytë nga Kamza dhe Durrësi! Shpresat e fundit

TIRANË– Teksa 5 qarqe të vendit e kanë vulosur rezultatin e votimeve, ku në avantazh është Partia Socialiste, ka ende qendra votimi të cilat kanë mbetur pas me numërimin.

Durrësi dhe Kamza, dy vendet ku Partia Demokratike i ka kthyer sytë ka ndaluar procesin e numërimit që prej mbrëmjes së djeshme. Aktualisht në Durrës janë numëruar 364 kuti votimi dhe kanë mbetur 117 pa hapur ende! Në avantazh është PS me 49,94%, e ndjekur nga PD me 41.54%, ndërsa kutitë e pahapura mund të ndryshojnë rezultatin.

Kamza është kthyer blu, megjithëse kanë mbetur pa numëruar edhe 43 kuti nga 130 kuti gjithsej. Rezultatet perfundimtare priten në favor të PD-së, për shkak të trendit që prej hapjes së kutive të para. Deri në numërim të kutisë së fundit, PD mban shpresën te këto vende, ndërsa rezultati final mbahet pezull për shkak të ndërprerjes së procesit të numërimit.

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 90% e kutive të votimit në vend! 5 qarqe konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI prijnë në Veri

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll