Politike

25 Prill 2021, 22:17 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim u ka dhënë urdhër të prerë numëruesve të PD-së që të ndërrojnë bluzat që mbajnë veshur me numrin 9, ose të paktën t’i vishnin mbrapsht, pasi nuk lejohet që të nisin numërimin e votave me ato veshje.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Ilirjan Celibashi, i cili ishte bashkë me Kim tek njësia në “Vasil Shanto”.

“Duhet të ndërroni bluzat. Ju që keni veshur bluzat me nr 9, ju të Partisë Demokratike duhet të ndërroni bluzat. Nuk lejohet. Ose të paktën t’i vishni mbrapsht. Ndërrojini tani në moment. Kush është këtu nga PD? Po nga PS? Po nga LSI? Kur nisni? Shpejt? Ok, do të jem edhe unë me ju,”- ka thënë Kim.

“Duhet t’i ndërroni në moment bluzat, është e drejtë. Dhe të nisni punën,”- shtoi Celibashi. 

Vetë numëruesit të pyetur nga gazetarja e NEWS24 nëse do t’i ndërronin bluzat kanë thënë se do i ndërrojnë bashkë me pushtetin.

“Prit njëherë se po trajnohemi. Do të ndërrojmë bluzat dhe pushtetin. Kemi votuar për ndryshimin,”- thanë ata.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll