Politike

Alibeaj: Fitorja është e qytetarëve, ne duhet t’i garantojmë shqiptarëve proces numërimi të pastër dhe të shpejtë 

25 Prill 2021, 21:46 Nga DOSJA
Alibeaj: Fitorja është e qytetarëve, ne duhet t’i

FIER- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Fier, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se fitorja në këto zgjedhje është e qytetarëve dhe jo e partive politike.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se në këto zgjedhje ka qënë pjesëmarrja më e lartë. Alibeaj gjithashtu tha se e vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është që t’i garantojnë qytetarëve një proces numërimi të pastër, të ndershëm dhe të shpejtë.      

“Fitorja është e qytetarëve, këtu në Fier fitorja është e fierakëve dhe shqiptarëve. Ju e keni ndjekur sot pjesëmarrjen masive të qytetarëve, që është ndoshta sinjali më i fortë i këtyre 30 viteve për rezultatin që është në ato kuti dhe në një proces të pastër dhe të ndershëm. Fitorja i duhet vendit, pas një periudhe kësaj të gjatë fitorja i duhet vendit janë shqiptarët që i duhet fitorja dhe këtu biem dakord të gjithë.  Rezultati është i qytetarëve shqiptarë. E para dhe e fundit që ne duhet ti garantojmë është proces i pastër i ndershëm dhe korrekt dhe i shpejtë për daljen e rezultateve”, tha Alibeaj.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 enkelejd alibeaj numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 20:35

Nis numërimi i votave në Has dhe Memaliaj

TIRANË– Ka nisur numërimi i votave dhe në Has e Memaliaj. Dosja.al ka mësuar se 28 kutitë e votimit të Hasit janë dorëzuar në qendrat e numërimit dhe ka ni...