Politike

Veliaj parashikoi 71! Mazniku rrit pritshmërinë: Kemi fituar mbi 74 mandate

25 Prill 2021, 21:38 Nga DOSJA
Veliaj parashikoi 71! Mazniku rrit pritshmërinë: Kemi fituar mbi 74

TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka deklaruar se Partia Socialiste ka fituar mbi 74 mandate. Në një lidhje direkte për “Zgjedhje 2021”, ai shtoi se PS do të marrë në rang vendi 74 mandate. Ndërsa deklarata e Maznikut bie në kundërshtim me atë të eprorit të tij, Erion Veliaj, i cili parashikoi 71-72 mandate. 

“Qytetarët e kanë shporehur vullnetin e tyre, ai process është mbaruar dhe prej atij momenti po administrohen kutitë dhe ne do të duhet vetëm të presim dhe të shohim rezultatin. Pavarësisht të gjitha debateve dhe diskutimeve, sondazhet tregojnë qartësisht se PS është forcë e parë dhe forcë qeverisëse në mandatin tjetër. Rezultatet do të jenë shumë herë më të mira sesa sondazhet. Marrim mbi 74 mandate. Tirana është një qytet i madh me shumë njerëz dhe dinamik. Është një nga qytetet që e di dhe do të tregojë vullnetin për mbështetjen e PS dhe për Edi Ramën. Duhet pritur me shumë qetësi numërimi i votave. Ne e dimë si kanë votuar qytetarët sepse kemi punuar me ta gjatë gjithë kësaj kohe. Pjesëmarrja në Tiranë dhe qytetet e tjera është e ndikuar shumë nga mënyra si kanë qenë zgjedhjet kësaj radhe, se njerëzit kanë zgjedhur edhe kandidatët,”-tha Mazniku. 

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arbjan mazniku zgjedhjet 25 prill 2021 arbjan mazniku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 20:35

Nis numërimi i votave në Has dhe Memaliaj

TIRANË– Ka nisur numërimi i votave dhe në Has e Memaliaj. Dosja.al ka mësuar se 28 kutitë e votimit të Hasit janë dorëzuar në qendrat e numërimit dhe ka ni...

Politike 25 Prill 2021, 19:53

 ELBASAN– Taulant Balla ka ndezur fishekzjarret në Elbasan, edhe pse pesë prijeksionet e publikuara e kanë nxjerrë humbëse Partinë Socialiste. I pran...