Politike

Thirrja e fundit, Kryemadhi: Bëhuni pjesë e ndryshimit, vota juaj ka vlerë, ndan tranzicionin

25 Prill 2021, 16:30 Nga DOSJA
Thirrja e fundit, Kryemadhi: Bëhuni pjesë e ndryshimit, vota juaj ka

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Me anë të një konference për media, Kryemadhi ka bërë thirrje për të gjithë, të rinj të reja, të moshuar, burra e gra, që të shkojnë të votojnë, pasi pjesëmarrja në këto votime është e jashtëzakonshme dhe një votë është e domosdoshme për të çuar Shqipërinë drejt Europës.


“Na ndajnë edhe 47 minuta nga mbyllja e afatit të votimit. Për të gjitha ju gratë dhe vajzat, që jeni rraptuar me punët e shtëpisë, lërini për pak çaste dhe ikni votoni. Për të gjithë ju burrat që keni luftuar gjithë këto kohë për të mbajtur familjet tuaja, drejtojuni qendrave të votimit.Ndryshimi ka ardhur, bëheni pjesë e këtij ndryshimi. Të gjithë ata burra dhe gra që duan të ndryshojë këtë gjë, shkoni në qendrat e votimit. Kudo do të shikoni që ndryshimi është aty. Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vola juaj ka vlerë, ndan tranzicionin. I jep rrugëtim vendit drejt Europës. Faleminderit! Urime dhe fitore të gjithëve.”, tha Kryemadhi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll