Politike

THIRRJA e Bashës: Dhe një orë ka mbetur! Dilni masivisht dhe votoni!

25 Prill 2021, 16:11 Nga DOSJA
THIRRJA e Bashës: Dhe një orë ka mbetur! Dilni masivisht dhe

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Teksa shprehet se ka mbetur dhe një orë nga votimi, Basha kërkon nga qytetarët që të dalin dhe të hedhin votën e tyre për fëmijët dhe për Shqipërinë.


DEKLARATA:

Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe. Kjo është një ditë e iashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi edhe një orë për të votuar. Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri.Mos e humb këtë mundësi. Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur. Bëjeni për fëmijët tuaj. Bëjeni për vendin tonë. Bëje për veten tënde. Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani. Keni kohë për të votuar edhe një orë tjetër – dilni tani dhe votoni. Nëse keni votuar – faleminderit. Tani sigurohuni që miqtë dhe familjet tuaja të dalin të votojnë. Askush nuk mund të rrijë në shtëpi. Ne nuk duhet ta humbasim momentin. Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi. Kjo është koha  juaj. Është koha e Shqipërisë. Kjo është koha ynë. Dilni dhe votoni!

SHQIPËRIA VOTON/ 3.6 mln shqiptarë “vulosin” 2021! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIM, pjesëmarrje MASIVE, ‘hackerohet’ për një orë aplikacioni i KQZ-së (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll