Politike

Meta shkon në Vlorë: Do të qëndroj këtu sonte, të fitojë Shqipëria e të tregojmë se jemi vend europian

25 Prill 2021, 16:15 Nga DOSJA
Meta shkon në Vlorë: Do të qëndroj këtu sonte, të

VLORË– Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje nga Vlora që shqiptarët të dalin të votojnë masivisht, ndërkohë që ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e votimeve.

Nga “Sheshi i Flamurit”, Meta tha se duhet treguar se Shqipëria ka një bashkëjetesë demokratike.

“Jam nga Vlora e të gjithë shqiptarëve. Për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë, duhet pjesëmarrje, pjesëmarrje, e pjesëmarje. Ne e kemi këtë mundësi, dhe duhet ta përdorim atë për të ardhmen e Shqipërisë. Unë besoj shumë që pjesëmarrja është shumë e lartë në të gjithë vendin. Edhe në Vlorë, pavarësisht se…të tregojmë se kemi një bashkëjetesë demokratike. Të kemi një vend europian dhe t’i japim mesazhin Europës. Ndërkohë apeloj që Policia dhe Porkuroria të hetojë çdo krim zgjedhor. Këtu do jemi sonte,”- tha Meta.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll