Aktualitet

25 Prill 2021, 07:48 Nga DOSJA

TIRANË– Procesi i vototimit në Shqipëri ka hasur probleme që në orët e para të mëngjesit! Mungesa e komisionerëve, dështimi i identifikimit biometric dhe vonesa e anëtarëve vëshgues nga LSI, ka bërë që në shumë qenra, votimit të nisë me vonesë, madje me dy orë.

Probleme janë hasur kryeisht në Shkodër, Lushnjë, Kavajë, Kukës, Devoll dhe Korçë.

Në qendrën e votimit 3270, në ZAZ 65 në Shkodër nuk ka  funksionon pajisja biometrike. Në dy vendvotime në qytetin e Gjirokastrës ka probleme me pajisjet që bëjnë leximin e dokumenteve të identifikimit. Në Devoll disa komisionerë nga të treja partitë nuk janë paraqitur në sekondat e fundit dhe po zëvendësohen. Ka ndodhur një problem në disa qendra votimi në Mat, pasi ka vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike.

Në qendrën e votimit numër 2351, në Elbasan vonoi  procesi i votimit. Mësohet se shkak për këtë është bërë ndërrimi i komisionerëve dhe mungesa e njërit prej tyre. Probleme në qendrat e votimit ka pasur në Fier. Në shkollën Janaq Kilica në qendrën e votimit 3004/1 në KZAZ 59 është bllokuar pajisja identifikuese e zghedhësve. Fillimisht në nisje të procesit ishte në rregull, por pasi kanë votuar 10 qytetarë, pajisja ka shfaqur probleme.

Edhe në Selenicë ka pasur probleme dhe tensione, ku si pasojë 4 qendra votimi nuk kanë nisur ende procesin e votimit. Mësohet se në dy qendra votimi nuk punonjnë identifikuesit e votuesve dhe kanë rene dakort ta bejnë identifikimin manualisht.

Kavajë procesi nisi normalisht, ndërsa në një qendër votimi, 2161 u vonua gjetja e zarfeve, për pasojë edhe procesi i votimit, ndërsa në një qendër tjetër nuk punon identifikimi. Qytetarët pritën rreth dy orë në një prej qendrave të votimit në Durrës.

Një konflikt mes komisionerëve ka ndodhur paraditen e sotme në një qendër votimi në Vlorë. Janë kapur dy persona të cilët dyshohet se po fotografonin votën. Ngjarja ka ndodhur në universitetin Ismail Qemali në Vlorë. Në vendngjarje kanë mbërritur kryetarët e KZAZ-ve.

Në Sarandë janë hasur probleme me pajisjen që bën identifikimin elektronik në qendrën e votimit nr 57, shkolla Petro Sota. Për shkak të këtij problemi ka vijuar procesi me regjistrimin manual të votuesve.  Edhe në qendrën e votimit 4662/2 në kopshtin nr 1 Sarandë, nuk punon identifikimi biometrik i qytetarëve.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet probleme ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 probleme ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 06:44

Shqipëria voton

Në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për herë të dhjetë që nga nisja e pluralizmit politik dhe rënia e komunizmit në vend.Ditën e sotme...